Një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe rënë në një kanal. Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i mjetit.
Mjeti tip Range Rover ka qenë duke lëvizur në aksin Shkodër-Velipojë, kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, fatkeqësisht ka humbur jetën në vend.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve të tjera që përdorin këtë rrugë.
“Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga”, njofton Policia e Shkodrës.




