Edi Paloka: Kryeministri ka vetëm një “të mirë”! Basha i kërkoi që të dërgojë policinë për të dhunuar demokratët, Rama do e poshtërojë në Parlament

0
58

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri Rama do ta poshtërojë në Parlament kryedemokratin Basha, pasi ky i fundit i kërkoi që të dërgonte policinë për të dhunuar demokratët në protestën e 8 Janarit.

Sipas Palokë, e vetmja e “mirë” e Ramës është se ka dëshirë që ta deklarojë publikisht kur blen apo merr peng dikë, ndaj i njëjtë do jetë edhe fati i Bashës. Ai thotë se është një turp që Basha e mohoi publikisht se ka thirrur policinë, por shton se tashmë nuk është më lajm që Basha gënjen.

“Rama ka vetem nje “te mire” , qe ja kam vene ne dukje dhe here tjeter ; kur te ka blere apo te ka marre peng ne cfardo menyre, ka deshiren qe kete ta bej te ditur publikisht dhe nuk ja ruan fare fytyren pengut.

E imagjinoni , kur te fillojne seancat parlamentare dhe Basha te filloje te luaj rolin e opozitarit ne Parlament se cfare mund ti pergjigjet Rama ? Nuk do ta permbaje deshiren perverse per ta poshteruar pengun e tij.

Tanime nuk ka nevoje qe njerzit te fantazojne per marreveshje sekrete mes te dyve. Tani ka nje akt publik : Basha i ka kerkuar me shkrim Rames ( pjese e poshterimit ) qe ti dergoje policine per te dhunuar demokratet ne shtepine e tyre, e per te “mbrojtur” karrigen e tij.

P.S

Nderkohe , paturpesisht, megjithese ekziston dhe eshte bere publike kerkesa me shkrim e deputeteve te Bashes, drejtuar policise, ky i fundit e ka mohuar sot publikisht qe ta kete therritur policine! Po qe Basha genjen nuk eshte me lajm per askend”, shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad