E mërkurë, Gusht 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ndërmjetës për dialogun me Serbinë, Lajçak dhe Escobar vizitojnë Prishtinën muajin e...

Ndërmjetës për dialogun me Serbinë, Lajçak dhe Escobar vizitojnë Prishtinën muajin e ardhshëm

0
31
Zjarr Televizion Adccccc

Dy të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të vijnë në Prishtinë në fillim të muajit Shkurt, sipas burimeve diplomatike të REL.

Por zëdhënësi i BE-së për Politikën e Jashtme, Peter Stano, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse Lajcak e Escobar do të udhëtojnë së bashku në Kosovë e Serbi në fillim të muajit të ardhshëm, shkruajnë mediet në Kosovë.

“Takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij të përditshme, të cilat ne nuk i komentojmë e as paralajmërojmë nga selia në Bruksel. Nëse i dërguari i posaçëm shkon për të takuar partnerët në rajon, njoftimet për media bëhen nga delegacionet përkatëse në terren, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme”, ka thënë Stano për mediet kosovare.

Vizita e Escobar dhe Lajçak do të jetë në kuadër të përpjekjeve për të vijuar me dialogun Kosovë-Serbi.

Zjarr Tv Ad