Yuri Kim flet për përplasjen në PD: Basha është udhëheqësi i zgjedhur i saj! Njerëzit kudo në botë u skandalizuan nga protesta e 8 Janarit

0
132

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për përplasjen në Partinë Demokratike, për të cilën shprehet se kjo është një periudhë e dhimbshme për këtë parti, por PD duhet të zgjedhë se çfarë përfaqëson dhe cila do të jetë marrëdhënia e saj me SHBA.

Ajo tha në Euronews Albania se Lulzim Basha është kryetari i zgjedhur i PD-së dhe takimet me atë do të vazhdojnë, pasi marrëdhëniet me njëri tjetrin kanë qenë të mira.

“E pranoj që është një periudhë e dhimbshme për PD, por është edhe një moment qartësues. PD duhet të vendosë çfarë përfaqëson, nga e ka drejtimin, cila do të jetë marrëdhënia e saj me SHBA. Shpresoj se SHBA do të dalë më e fortë dhe e bashkuar, se do të vendosë veten në pozita të fitojë zgjedhjet dhe të jetë partnere e SHBA.

PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Zoti Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i saj. Ne do të vazhdojmë të takohemi me udhëheqësin e zgjedhur të Partisë Dmeokratike, pasi kemi pasur një marrëdhënie të mirë me zotin Basha”, tha Yuri Kim.

E pyetur për protestën e 8 Janarit dhe për akuzat ndaj saj se është treguar e njëanshme, ambasadorja tha se njerëzit anë e mbanë botës u skandalizuan nga ajo që panë në atë protestë.

“Si mund të jesh e njëanshme kur thua se s’duhet të ketë dhunë politike. Jam kundër dhunës politike ashtu si SHBA. Njerëzit u skandalizuan. Njerëzit në Uashington dhe kudo në botë u skandalizuan kur panë ata njerëz që thyenin dritare, grushtet dhe gjakun. Nuk më takon të jem ajo që përcakton fajin”, u shpreh ambasadorja.

Zjarr Tv Ad