“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë për lexuesin nga autorja Anila Mema. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë deri 40 vjet më parë nga jeta skenike e aktores së famshme shqiptare, e shoqëruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallë bëhet edhe më i veçantë për faktin se është ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti.
Në promovimin e veprës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymëzim për të gjithë brezat, që I dha shumë artit shqiptar përmes punës dhe sakrificës. “E ke ndriçuar atë rrugë! Sot je një grua e nderuar dhe përulemi me shumë respect para teje. Na ke frymëzuar të gjithëve – na ke treguar se njeriu edhe pse rrëzohet, ngrihet përsëri për të ecur përpara. Këmbëngulja jote është një frymëzim për gjithë brezin e ri të aktorëve. Të jam shumë mirënjohës për këtë”, deklaroi Veliaj.




