E diel, Prill 26, 2026
Ballina LAJME “Kryeministri i inceneratorëve dërdëlliti prapë!”, LSI i përgjigjet Ramës: Oferta e tij...

“Kryeministri i inceneratorëve dërdëlliti prapë!”, LSI i përgjigjet Ramës: Oferta e tij për 6 marsin…

0
38

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar sulmoi opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

“Oferta e Ramës për 6 Marsin: Batakçillëk, Hajdutllëk,Maskarëllëk.

Kryeministri i inceneratorëve dërdëlliti prapë!

Kryeministri, që i la vetëm pa u paguar asnjë lek shqiptuarve për pandeminë murmuriti prapë.

Që u prish shtëpitë qytetarëve pa ligj dhe i mbyt me gaz hungëriu prapë.
Që mbyti Shqipërinë me drogë, që kërkon edhe ta legalizojë broçkolliti prapë.

Oferta e kryeministrit për shqiptarët në zgjedhjet e 6 marsit është batakcillëk”, deklaron Vasili.

Zjarr Tv Ad