Përplasje në Komisionin e Ligjeve mes nënkryetarit Enkelejd Alibeaj dhe kryetares Klotilda Bushka në lidhje me mungesën e kryetarit Erion Veliaj në seancën e këtij komisioni për ditën e sotme ku po diskutohet për prishjen e shtëpive të banorëve të “5 Majit”. Te pranishem jane dhe perfaqesues te banoreve te 5 Majit. Alibeaj kërkoi që Erion Veliaj të jetë me patjetër në seancë dëgjimore, sepse nuk mund të kalohet kjo cëshjte vetëm me një shkresë. Mirëpo Bushka iu përgjigj duke i thënë që ligji nuk e detyron të vijë fizikisht me patjetër, duke shtuar se ai ka kthyer përgjigje me shkrim dhe është e drejta e vet të zgjedhë si do të përgjigjet. Më pas kur Alibeaj ka marrë fjalën sërish, Bushka i tha se po përsërit ato që tha, dhe në vazhdim i mbylli mikrofonin.
Pjesë nga debati
Bushka: Kërkuat dëgjesë por morët të gjithë kohën për të folur vetë. A duhet të paraqitet këtu kryetari i bashkisë apo mund ta dërgojë me shkrim këtë e di ligji. Nuk e ka detyrim sepse nuk do të jetë i pranishëm. Ka sjellë shkresën. Cështjet që ju ngrini janë që në janar 2020 dhe ju i ngrini tani në vitin 2022. Cështjet e qytetarëve na shqetësojnë të gjithëve. Do t’i dëgjojmë të gjithë. Ju kam kërkuar nëse keni pyetje paraqitini, por nuk keni paraqitur pyetje. Është e drejta e të ftuarve që të gjejnë përgjigjet sipas ligjit. Unë nuk komunikoj për të shtyrë mbledhjen, dëgjesa nuk i takon një personi të vetëm. Ta diskutojmë një nga ju një nga pala tjetër.
Alibeaj: Të komunikohet dhe të përcaktohet koha për ta dëgjuar. Nëse nuk do të vijë ….
Bushka: Nuk keni pse ta paragjykoni. Alibeaj: Edhe njëherë zonjë. Edhe kushtetuta dhe ligji e detyrojnë. Nuk e marr dot me polici. E vetmja gjë që na mban është të shkojmë t’u përulemi këtyre njerëzve.
Bushka: Zoti Alibeaj do përsërisni ata që thatë?
Alibeaj: Nese kryetari thotë nuk dua të vij, nuk ju përfill. Të gjithë ne kemi këtë barrë të madhe. Nuk ka lidhje këtu me këshillin bashkiak, ky është kuvendi dhe të gjithë e kanë detyrim ligjor dhe moral të paraqtiten. A ta mbaroj fjalën ? (Bushka i mbyll mikrofonin)
Bushka: Zoti Gogu vijoni fjalën, zoti Alibeaj ju lutem mund ta lini të flasë kolegu.
Gogu: Dua ta nis me një falenderim për zonjen Cupi dhe zoti Korreshi, që na vunë në dijeni për një situatë sensitive. Për ne si komisioni i ligjeve të shqyrtojmë si po zbatohet akti i Rindertimit është kushtetuese. Të shikojmë si i vjen në ndihmë atyre banorëve të prekur nga tërmeti, është detyra jonë.




