Është mbledhur pasditen e sotme Kryesia e Partisë Socialiste. Në fokus të kësaj mbledhje do të jenë zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen në 6 bashkitë e vendit. Në kryesi do të diskutohet edhe për emrat e kandidatëve për kryebashkikë.
Deri tani janë përfolur 6 emrat e mundshëm që do të jenë pjesë e garës, por ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Durres: Emirjana Sako
Lushnje: Eriselda Sefa
Shkodër : Majlinda Angoni
Dibër: Rrahim Spahiu
Vora: Mersin Murati
Rrogozhina: Edison Memolla.




