Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur draftin lidhur me përdorimin e qeseve plastike. Dhe për këtë çështje po diskutohet edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro po sqaron se në këtë draft parashikon heqjen e përdorimit dtë qeses që nga qershori i 2022 dhe se do të ketë edhe ndëshkime me gjobë për ata që shkelin ligjin.
Bizneset që importojnë qese plastike do të penalizohen me 1-1.5 milionë lekë gjoba, ndërsa përdoruesit, qytetarët do gjobiten me 30-100 mijë lekë.
Por me këtë draft nuk ka qenë dakord deputeti Xhelal Mziu. Ai është shprehur se me këtë ligj shumë biznese do falimentojnë dhe shumë persona do mbetet pa punë.
“Do të nxjerrë falimentimin me 20 bizneseve me prodhimin e qeseve, kanë kosto financiare me makineri, do të nxirren nga tregu I punës 500 veta të punësuar. Tjetra që unë, renditemi vendi i parë në botë ka plot vende të BE që nuk kanë marrë asnjë iniciativa kanë rënduar përdoruesit me kosto të lartë ose kanë përcaktuar një afat kohor për eliminimin e saj” tha Mziu.




