Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit.
Për kandidimin e Bushatit është dakortësuar në mbledhjen e Bashës me drejesit politikë të gjashtë bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mbledhja po zhvillohet aktualisht në selinë blu.
Kujtojmë se në Shkodër, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të garojë me Bardh Spahinë, i zgjedhur nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.
Ndërsa Partia Socialiste garon me ish-prefekten e Shkodrës, Majlinda Angoni.




