Brenda Gjykatës Kushtetuese ka një lojë të fortë për mes Presidencës dhe Maxhorancës, për të fituar një votë, që do të çonte në shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta.
Kjo sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili u shpreh se aktualisht në gjykatë sot janë në detyrë 7 anëtarë, ndërsa për çështjen e Metës, votat janë katër me dy për shkarkimin e tij.
Hoxha tha në emisionin “Opinion”, se do të duhen pesë vota pro që Meta të shkarkohet. Hoxha vendosi të mos e zbulojë emrin e gjyqtarit që nuk është as pro as kundër.
“Si është balanca e forcave në Kushtetuese. Nga 9 gjyqtarë sot janë 7 në detyrë. Nga këta 7 duhen 5 për ta shkakruar. Deri tani rezultati aty brenda është katër me dy. Dy janë për të mos e shkarkuar dhe katër janë për ta shkarkuar. Tani varet te ai i pesti. Dhe unë besoj që juristët e presidencës do ta shtyjnë sepse po luhet për një, nëse ai një shkon në pesë, presidenti shkarkohet. Në votim duhet të jenë të paktën gjashtë dhe pesë duhet të votojnë pro që ai të shkarkohet. Nuk dua ta them se kush është ai. Presidenti ka folur vetë, dhe ka treguar mbështetjen për dy. Maxhoranca do tentojë për pesë. Ka shkuar si luftë futbolli”, deklaroi gazetari Hoxha.




