Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se protesta e 6 janarit ishte që PD të bëhet shtëpia e Metës.
Meta tha se Basha e shikon partinë si plaçkë dhe se është i tmerruar dhe se nuk e di se çfarë të bëjë në këtë situatë.
“Një njeri që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Cfarë të them është i tmerruar nga situata e rëndë ku ai ndodhet vetë. Ai s’di cfarë të bëj, se kështu është kur gënjen dhe vjen një ditë që bëhesh qesharak. Është mbretu i memeve. Ilir Meta ua ndau partinë atyre?
Donin ta ndanin në dy copa dhe Meta u përpoq ti mbante bashkë. Ilir Meta është përpjekur, unë i kam qëndruar në krahë zonjës Voltana Ademi. Demokratët këto gjëra i dinë. Ç’më duhet mua godina.
Këtij për ca i duhet partia për ti hedhur gaz Ilir Vrenozit.
Cdo njeri në Shqipëri, e shikon që ky djalë nga pikpamja e moralit ka kaluar cdo limit dhe është kthyer në problem dhe nuk bëhet as me brava dhe as me blinda. Nuk ka rrugë tjetër”tha Meta ndër të tjera.




