I hodhën makinën në erë pak muaj më parë, KUSH është NOTERJA që u arrestua në Tiranë, mashtronte dhe u merrte para qytetarëve

0
75

Rezarta Koçi është noterja që u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet se mashtronte dhe merrte para nga qytetarët.

Mirëpo Rezarta Koçit pak muaj më parë në Komunën e Parisit me triton i hodhën në erë makinën “Range Rover”.

Madje ajo atë kohë kishte marrë edhe një mesazh kërcënues ku i shkruhej “Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloëeen sic ke fytyren.

Sot Koçi është arrestuar teksa akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”njofton policia në lidhje me ratin.

Zjarr Tv Ad