Presidenti Meta u përgjigjet 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese: Janë paragjykuese dhe propagandistike! Për disa kam folur që në korrik

0
42

Presidenti Ilir Meta u përgjigjet 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me procesin e shkarkimit të tij. Dje u mbajt seanca e fundit dhe tashmë Gjykata duhet të dalë me një vendim final brenda 30 ditëve, nëse Ilir Meta do të qëndrojë në detyrë apo do të shkarkohet.

Në një parantezë mbi përgjigjet e tij, Presidenti Meta thotë se për disa prej pyetjeve ai është përgjigjur që në korrik 2021. Kreu i Shtetit thotë se “Pas shqyrtimit të përmbajtjes së të gjithë pyetjeve, rezultoi se disa prej tyre në dukje përmbajnë elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik.”

Meta thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë e vëmendshme për përgjigjet për të lexuar qëndrimet “shteruese dhe shumë të qarta” të Presidentit.

“Megjithatë, në respekt të transparencës së plotë, si dhe në përgjigje të kërkesës së trupës gjyqësore, ju parashtrojmë përgjigjet si më poshtë vijon, duke mbajtur në konsideratë faktin se shumë prej pyetjeve janë përsëritje e njëra-tjetrës”, thuhet ndër të tjera në dokument. Më poshtë, pyetjet dhe përgjigjet e publikuara nga Presidenca.

Zjarr Tv Ad