Nga Ylli Dylgjeri
U deshen vite qe policia pasi e shpalli ne kerkim ta arrestonte pas ekstradimit, ne vitin 2018, Bashkim Sorren, nje nga fallcifikatoret e degjuar te Rruges se Kavajes.
Sorra ishte i degjuar per bemat e tij ne fallcifikimin e çdo lloj dokumentacioni zyrtar.
Me kujtohet njehere, ne vitin 2002, kur punoja ne MB, Sekretar i Pergjithshem, se na duhej firma e Presidentit te Kohes Meidani per ti dhene graden Drejtues i Pare Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Por…
ishte e pamundur. Presidenti Mejdani nuk firmoste lehte. Duhej shume argument ligjor e bindje ti merrje firmen Atij. Koha ecte. Dokumentacioni po na dilte nga afatet.
Nje dite nuk durova me, dhe shpertheva ne zyren e Ministrit te kohes:
Do na e firmosi Presidenti apo tja japim Bashkim Sorres se rruges se Kavajes? Kaq ishte. Shpertheu gazi aty. Nje koleg i ardhur nga SHISH me mbeshteti:
“Nuk e di zoti Meidani se kur i dergon punë me shumice Sorres, te jep dhe nje Dekorate te fallcifikuar bakshish “te firmosur” nga Meidani!
Poo, Sorra bente dhe peshqeshe te tilla qe njerzit Ti varnin ne kornize e ne murret e shtepise si ulje çmimi.
Mu kujtua, dje kjo histori, kur degjova i skandalizuar ne media konferencen per shtyp te Keshilltarit Juridik te Presidentit, Bledi Dervishaj.
Jane ndruar e fallcifikuar datat – na tha Ai. I demostroi ato me dokumente te gjalla ne publik.
Turp! E pabesueshme por e vertete. Zyrat e larta te Kuvendit te Shqiperise kane ndryshuar daten e Urdherit. Ky eshte Skandal. Ja si ndryshojne kohet. Emrat çuditerisht jane te njejte. Dje fallcifikonte Bashkim Sorra i rruges Kavajes, sot fallcifikatoret jane Soroistet ne Bulevardin Deshmoret e Kombit!
Jane kudo neper institucione, ne Ministri, ne Bashki, ne Kryeministri, ne Kuvendin e Shqiperise.
Ndryshimi i vetem i madh eshte se Sorra i Rruges Kavajes sot eshte ne burg, ndersa Soroistet e Bulevardit jane te lire, ne zyra, ne pushtet, dhe falcifikojne jo Dekorata por Dokumenta ligjore kunder Peesidentit te Republikes.
Kjo dite erdhi. Nuk bzajne as Soroistet e Rruges se Elbasani.
Na mbyten sorrat.




