Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar një ditë para seancës në parlament ku do votohet zgjatja e afateve për komisionin e vetingut, duke e bërë publik qëndrimin e tij kundër.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER “!
Kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike ,duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise ! Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve , nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille.
Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit”




