“Je në konflikt interesi, veten paç në qafë”/ Plas keq sherri në komision mes Jorida Tabakut dhe Ermonela Felajt: S’kam nevojë për moral!

0
135

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku zbuloi sot një shkresë, ndërsa tha se Ermonela Felaj është në konflikt interesi, pasi ka qenë e përfshirë në koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Tabakut, Felaj kur ka qenë ministre e shtetit, nëpërmjet shefes së kabinetit të saj, Rovena Voda ish zv.ministrja e Brendshme, që sot ndodhet në arrest shtëpie ka dhënë dakordësinë për procedurat korruptive sipas saj për këtë incenerator.

Debati:

JoridaTabaku: Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, e rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni

Ermonela Felaj: Po

JoridaTabaku: Veten paç në qafë

Ermonela Felaj: S’ka nevojë që të më bëni mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin.

Zjarr Tv Ad