“Edhe Enver Hoxha do e kishte zili”/ PD reagon për akuzat e Berishës: Vjen vërdallë në Shqipëri me kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” për interesat personale

0
38

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim këtë të martë me mbështetësit e tij në zonën e Anës së Malit në Shkodër për prezantimin e Bardh Spahisë si kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore. Nga Shkodra, Berisha ka akuzoj sërish kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se është i vetmi politikan që ka dy hetime ndërkombëtare në kurriz të tij.

Për këto ka reaguar dhe Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, selia blu thotë se non-grata vjen vërdallë në Shqipëri duke përdorur kandiatët e “Shtëpisë së Ilirit” për hallin e tij personal. PD thotë se Berisha nuk mund të pranojë njeri tjetër kudo që shkon, aq sa dhe Enver Hoxha do e kishte zili.

Postimi i PD-së:

Ditë e re, mashtrim i ri. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.  Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak.

Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën.

Zjarr Tv Ad