Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me akuzat e liderit historik demokrat, Sali Berisha, sipas të cilit ai është i përfshirë në mega-aferën e Portit të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Basha ka tentuar “të fshihet”, duke i cilësuar deklaratat e Berishës, si “akuza të ricikluara”.
“Ju kam thënë çdo ditë do të ketë një akuzë të re, ose akuza të vjetra të ricikluara. Kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga beteja e PD për interesin e qytetarëve.
Ata janë për hallin e tyre, që kërkojnë ta maskojnë dhe nuk kursejnë asnjë shpifje, asnjë gënjeshtër”- tha Basha.
Edhe sot nga Kuvendi, Berisha deklaroi se afera e Portit të Durrësit është shumëfish më e madhe se ajo e inceneratorëve. Ai paralajmëroi protesta kundër kësaj afere.




