Dosja e Fatos Tushes dhe zyrtarëve të Lushnjes kalon në gjyq, ish-kryebashkiaku akuzohet për 28.5 milionë lekë

0
33

Dosja e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë, ka kaluar në gjyq dhe tashmë pritet që këta zyrtarë të përballen në seancë me gjyqtarët e posaçëm. Ata akuzohen shpërdorim detyre” dhe abuzim me tenderat dhe prej më shumë se 4 muajsh janë prapa hekurave.

Tani që dosja është në gjyq dhe të arrestuarit do të dalin në seancë,, aty do të vendoset dhe dënimi për ta. Mësohet se ish-kryebashkiaku Fatos Tushe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dhe kur të jepet dënimi për të, atij do t’i ulet 1/3 e viteve të burgut.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Në masën e sigurisë  Arrest në burg

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami – administrator i Loti SHPK

Bujar Murati – administrator i Euro alb shpk

Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë  Arrest në shtëpi

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Zjarr Tv Ad