Emmanuel Macron telefonon Vladimir Putin, mediat e huaja: Ishte bisedë shumë e tensionuar

0
96

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar mbrëmjen e sotme presidentin rus Vladimir Putin, për t’i kërkuar shpjegime mbi sulmin në Ukrainë.

Kremlini tha se kjo bisedë është bërë me iniciativën e Francës, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se biseda mes të dyve ishte shumë e tensionuar.

Sipas raportimeve, Putin i ka shpjeguar Macronit përse mori atë vendim për sulmin në Ukrainë, teksa kujtojmë se Macron ka qenë një nga liderët më aktivë në javët e fundit që u përpoq të shmangte një sulm të Rusisë.

Zjarr Tv Ad