Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se qeveria duhet të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Basha ka propozuar dy masa që është ulja e TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e menjëhershme të taksës mbi karburantin.
“Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.
Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër” shkruan Basha.




