“Përgjegjësia fillon nga unë”, Këlliçi për Bashën: E ka stil sa herë që humb, ne do të ringremë PD nga “hiri” ku ka rënë

0
34

Deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar situatën politike brenda PD-së dhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Ai tha në një intervistë në “ABC News” se kreu i PD Lulzim Basha i gënjeu demokratët e anëtarët e PD dhe sipas tij këta ia kthyen me rezultatin zhgënjyes në zgjedhjet vendore.

Sipas Këlliçit, kryedemokrati e ka stil që sa herë humb zgjedhjet thotë se “përgjegjësia fillon nga ai”, por në fakt nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi. Ndër të tjera ai u shpreh se Komisioni i Rithemelimit do të punojë për të ringritur PD nga hiri.

Këlliçi: Basha e ka stil kur thotë se përgjegjësia fillon nga unë, por për çfarë ka mbajtur përgjegjësi ky njeri? Ky nuk e njeh mekanizmin dhe aktin e dorëheqjes, ka vetëm bojkote dhe heqje mandatesh.

Gjithçka që është thënë publikisht, është fillon dhe mbaron aty, ne kemi bërë thirrje publike, ne mendojmë se Basha nuk na çon në fitore. Ne po përgatisim ringritjen e PD dhe ringritjen e shpresës tek demokratët, ne do të ringremë nga hiri PD.

Zjarr Tv Ad