KQZ u jep zyrtarisht mandatin kryebashkiakëve të dalën fitues në zgjedhjet e 6 marsit

0
21

KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, ku fitues në 5 nga 6 bashkitë e vendit u shpall PS, PD nuk mori asnjë ndërsa “Shtëpia e Lirisë” fitoi Shkodrën.

Në këtë mënyrë KQZ i dha mandatin kryetarit të bashkisë Dibër, Rahim Spahiut, të Vorës, Blerim Sherës, Rrogozhinës, Edison Memollës.

Po ashtu KQZ u dha sot zyrtarisht mandatin Bardh Spahisë në Shkodër, Eriselda Sefës në Lushnje dhe Emirjana Sakos në Durrës.

Zgjedhjet për këto 6 bashki u mbajtën të dielën, në një proces që nuk u shoqërua me incidente por u karakterizua nga një pjesëmmarje e ulët votuesish.

Zjarr Tv Ad