Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse të gjithë sektorëve në Kosovë. Kurti ka deklaruar në mbledhjen e fundit të qeverisë se kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë.
E kuptoj shqetësimin e secilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo gjë nuk është ndikuar nga ne, megjithatë kjo po na prek edhe neve.
Kjo është kostoja e lirë. Sanksionet e vendosura kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, si në importin e energjisë elektrike, si në naftë dhe si në produktet që konsumojmë, tha Kurti.
Ai ka shtuar se kjo krizë po ndikon në rritjen e çmimit të naftës. “Nëse në fund të vitit të kaluar ishte kriza energjetike që nxiti ngritjen e çmimeve, këtë vit është lufta në Ukrainë dhe përballja e perëndimit demokratik të bashkuar kundër Rusisë ajo që po dikton rritjen e çmimit të naftës. Rusia është një prej eksportuesve më të mëdhenj të gazit dhe naftës në tregun botëror, ka shtuar ai.




