Kryemadhi flet nga Londra: Të merremi me Bashën është humbje kohe, të unifikohet PD dhe rrëzojmë Ramën

0
60

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën thirrje për unifikimin e Partisë Demokratike dhe thotë se ka ardhur koha që opozita të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Komentet për situatën politike në vend, Kryemadhi i bëri gjatë një lidhje “live” nga Londra, ku raportohet se mori pjesë në një seancë të parlamentit anglez.
Ajo iu përgjigj Bashës edhe për deklaratën e tij se 6 marsi ishte kurth.

“Suporti pa kushte i Lulzim Bashës në 25 prill na solli në këtë situatë ku ndodhemi sot. Nuk ia vlen të merremi me atë. 6 marsi kurth i Ilir Metës? Nuk është e vërtetë. Zoti Meta zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë kam bërë tre takime në këtë fushatë. Zotit Basha i duken gjithëmonë gjërat kurth. Uroj të mos i duket kurth edhe Gaz Bardhi. A e shikoni çfarë po ndodh sot në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë? Ky është oksigjeni i 6 marsit.

Në Sllovë kandidati i PS kërkonte që votat t’a jepnin kandidatit të zotit Basha. Roli i LSI ka qenë vetëm vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit. Të merremi me zotin Basha është humbje kohe, do të ishte mirë që PD të shkonte drejt unifikimit të saj, sepse një PD e unifikuar është rrëzim i menjëhershëm i Edi Ramës. Pavarërisht çfarë ndjesish personale politike kemi ne për zotin Basha, apo për këdo tjetër, por unifikimi i PD sot dhe fitorja e Shkodrës për shkak edhe të punës së zonjës Voltana Ademi, të cilën e përgëzoj, kanë qenë disa efekte që kanë ndezur pak shpresë, pak dritë jeshile”, u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad