“Të hedhë karrigen në Lanë”/ Alfred Lela: Basha është i braktisur edhe nga besnikët e tij, mbetet vetëm dorëheqja!

0
60

Gazetari Alfred Lela, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua gjendja ku ndodhet Partia Demokratike dhe fakti që Lulzim Basha ende nuk po vendos të dorëhiqet, edhe pasi ia ka kërkuar shumica e grupit parlamentar.

Lela tha se Bashën e kanë braktisur edhe më besnikët e tij dhe se prej tij, pritet vetëm dorëheqja.

“Edhe për ca kohë do të recitojë fjali me gjuhë të drunjtë, që jam gati të bëj cdo gjë për PD, beteja fillon tani, PD do të ringrihet…

Është i braktisur edhe nga më besnikët. I gjithë festivali i fjalive dhe personazheve që pamë, deri para tre ditësh ishin mbështetësit më të zjarrtë, përbetoheshin, por një ditë më parë e braktisën. Kanë mbetur 3-4 vetë që edhe ata janë të heshtur.

Atë reflektim që thotë se do ta bëjë, shpresojmë ta bëjë me vepra. Dorëheqja! Nuk është se pritet ndonjë akt i madh prej tij. Dorëheqja është akt i thjesht, që pritet të bëhet.

Imagjinoj një 8 janar të dytë. Imagjino grupin parlamentar që i shkon dhe i troket në derë dhe ai është vetëm më dy vetë. Skena do të ishte krejt ndryshe. Grupi parlamentar, që thotë se partia është e dikujt tjetër, a do të ikësh nga zyra me paqe?

Pra karrigen që fluturoi në Durrës, duhet të hedhë karrigen e vetë nga dritarja, nëse arrin ta hedhë në Lanë do të ishte më mirë“, tha Lela.

Zjarr Tv Ad