“Qeveria mos të thotë se nuk ka çfarë të bëjë”, përfaqësuesit e grupeve të interesit: Të kishte ndërhyrë me kohë, të heqë taksën për naftën

0
22

Përfaqësues të unionit turistik dhe të fermerëve kanë protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve dhe gjendjes së vështirë ku ata ndodhen së fundmi me vonesën e marrjeve të masave nga ana e qeverisë.

Ata shprehen se qeveria shqiptare ishte qeveria e cila kishte ndihmuar më së pakti bizneset edhe në kohë pandemie. Ndërsa sa i përket bordit të ngritur për zgjidhjen e krizës, ata thanë se anëtarët ishin në konlfikt interesi dhe se asnjëri prej tyre nuk i përfaqësonte.

Përfaqësues të unionit turistik dhe të fermerëve:

Ne e kemi parë me shumë shqetësim gjendjen aktuale sidomos për ekonominë për bizneset tona, për familjet. Sepse flitet për çmimin e naftës. Ndërsa tani thuhet se është ndërtuar një bord për zgjidhjen e kësaj krize por anëtarët janë në konflikt interesi. Nuk ka pjesëtarë të grupeve të interesit të cilat ekzistojnë në Shqipëri.

Koha është emergjente dhe zgjidhja duhet të ishte emergjente. Por kemi parë një pasivitet nga ana e qeverisë si në kohën e pandemisë që premtoi për të ngritur ekonominë e bizneseve. Por duhet thënë se qeveria shqiptare është ajo që ka ndihmuar më së pakti bizneset në Shqipëri. Duam të hiqet taksa ose edhe të përgjysmohet taksa. Sepse qeveria shqiptare për çdo litër merr 130 lekë. Kështu që mos të thotë më se nuk ka çfarë të bëjë se nëse është kështu, mund t’ja themi ne. Qeveria dueht të ndërhyjë menjëherë kur sheh që rrezikohen rritjet e çmimeve për produktet e shportës. Duhet të kishte ndërhyrë me kohë.

Zjarr Tv Ad