Ja sheshi, ja mejdani… ja dhe Lulzim “Kapedani” – Nga Ilir Gjini

0
137

Ja sheshi, ja mejdani… ja dhe Lulzim “Kapedani”. U desh votimi i 6 Marsit që të bindej edhe fanatiku më ekstrem i Bashës që “lulzimi” i kryetarit zyrtar të opozitës, u fishk nga votuesit e djathtë. Në taborin e përkrahësve të tij nuk i ka mbetur më njeri. Janë pikërisht të njëjtët që tre muaj më parë në sallën e Pallatit të Kongreseve, kur me hesapin e Jemin Gjanës u llogaritën për anëtarë edhe kamarierët e lokaleve përreth, që me pompozitet deklaronin: Na prij Lulzim Basha! Po kur panë që prijësit i kish “dezertuar” ushtria, menduan të bëjnë kurban Bashën. Ndërkohë që Lulzimi që kurrë nuk ka “humbur” asnjë betejë, po sajon lloj-lloj marifetesh që të mos shqisë të ndenjurat nga karrigia.

Kur humbi pas fushatës skandaloze të 2017 “ngriu”. Rivalit Astrit Patozi nuk i dha mundësinë as të kandidonte. Pas humbjes së 25 Prillit as e mendoi më “ngrirjen”. “Beteja vazhdon” – tha Lulzimi. Po në vend të betejes zgjodhi të bashkojë votat me regjimin për t’i zgjatur jetën Komisionit të Vettingut, për të cilin me të drejtë dikur kishte thënë se është një mashë e Ramës. U nis të hiqte Ramën dhe u bitis duke hequr Berishën, me shpresë se servilosja ndaj ambasadores do ta përjetësonte në krye të opozitës. U nis të shkatëronte “Trekëndëshin e Bermudës” dhe u bitis duke “fituar” vendin e tretë ngaqë në garë nuk kishte të katërt.

Tani që anija e Lulit po fut ujë nga çdo anë, të gjithë po e braktisin për t’i shpëtuar mbytjes. Ndërkohë që Luli vazhdon me marifetet e dalë boje për të mos lëshuar karrigen.  “Po reflektoj”. “Do bëj më të mirën për partinë”. Kur e shikon që edhe Grupin Parlamentar nuk e ka më, thotë do pyes kryetarët e degëve. Të vetmin forum që Luli nuk pyet është anarësia e Partisë Demokratike. Sepse e di mirë që është në minorancë.

Edhe ish-përkrahësit e Lulit vazhdojnë të sajojnë marifete që të shmangin garën. Askush nuk ka të drejtë të imponohet në demokraci. As Luli, as Lulistët dhe as ambasadorja. Vendos vota. Nëse do më pyesnin mua, do të doja në krye të PD-së Belind Këlliçin, për të provuar të rinjtë. Po nuk kam as votë dhe as të drejtë t’i kërkoj Sali Berishës që mos të kandidojë. Në demokraci vendos shumica. Vetëm për Lulin jo.

Sipas “Lulit” të vocërr: Po the Luli nënkupton partinë dhe po the partia nënkupton Lulin.

O Lulziiiiimmm… Ja sheshi, ja mejdani, merr votat Lulzim “Kapedani”!

Zjarr Tv Ad