Në një qarkore të Shtabit të Ushtrisë italiane iu kërkohet departamenteve që të sigurojë se janë në nivelin më të lartë me stërvitje.
Ushtria italiane tregon se departamentet janë 100% gati.
Për sa i përket personelit, kërkohet që të vlerësohet pushimi i parakohshëm sepse duhet bërë çdo përpjekje e mundshme që aftësitë e vlefshme të jenë të disponueshme.
Ndër të tjera, bëhet me dije se edhe “strukturat shëndetësore” do të duhet të kenë parasysh angazhimet prioritare në raport me forcat në gatishmëri.
Në dokumentin që u publikua nga Rifondazione Comunista-Sinistra Europea , tregohet gjithashtu që të shmanget sa më shumë “ndarja e njësive” dhe të vlerësohen të gjitha kërkesat në territorin kombëtar të cilat duhet të miratohen në nivelin qendror.




