Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka ironizuar deklaratat e ministres Edona Bilali , e cila ka krahësuar kryeministrin me Zeusin.
Gjatë fjalës së tij, Berisha teksa krahasoi masat e marra nga vendet e tjera me masat e marra nga qeveria në vend dhe tha se Bilali bën garë me ministren Spiropali për të rritur figurën e kryeministri Rama.
Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai thotë se për vendet e rajonit do respektojë kontrata ku mashtron shqiptarët. Kjo miqësi patologjike për interesa anti shqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur që Europa e denoncoi publikisht. Një ecuri e tillë është jo vend numëro por prapa kthehu. Shqipëria nuk plotëson standarde. Merrni reformën në drejtësi ju.
Kjo maxhorancë dëshmon arrogancë të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Një njeri që është përgjegjës për këtë dramë u thotë me krenari shqiptarëve që nuk lëviz asnjë taksë.
U ftoj ju të hapen pak të dhënat dhe do gjeni aty që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin. Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha.




