Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë, për të protestuar për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.
Protesta e ditës së sotme nuk pati pjesëmarrjen e asaj të një jave më parë, ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës, por gjithsesi pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Protesta u duk sikur u mbyll, pasi pjesa më e madhe e protestuesve u larguan, por një nga organizatorët e protestës, Adriatik Lapaj, ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish ditën e sotme.
Ai thotë se ritakimi i qytetarëve para Kryeministrisë do të bëhet në orën 19:00, ndërkohë që më herët ishte njoftuar se qytetarët do të qëndrojnë para Kryeministrisë deri nesër në mëngjes.
“Ne vazhdojmë jemi te sheshi. Në 19.00 qytetarët e Tiranës ritakohen në shesh…te Kryeministria. Sot marshuam…”, shkruan Lapaj.




