“Do të qëndrojmë këtu gjithë natën”, protestuesja para kryeministrisë: Kam mbetur me 80 mijë lekë në muaj, nuk duam lëmoshë por të drejta

0
70

Protesta e nisur ditën e sotme në orën 11:00 vazhdon të mbajë tëgrumbulluar qytetarët para kryeministrisë të cilët kanë deklaruar se nuk lëvizin prej aty pa u marrë masa konkrete për uljen e çmimeve.

Në një prononcim të dhënë për Fax News, njëra prej protestueseve tha se nuk do të lëvizte nga protesta dhe se do të qëndronte edhe gjithë natën nëse do të ishte nevoja. Ndër shqetësimet e shumta që ajo kishte, zonja u shpreh se shtrenjtimi i çmimeve të produkteve kishte ndikuar shumë keq në ekonominë familjare ndërkohë që tha se shuma e vetme që përfitonte në muaj ishin 80 mijë lekë të vjetra.

“Do të qëndrojmë gjithë natën nëse do jetë nevoja. Unë me 150 mijë lekë vij vërdallë me drita me ujë dhe me ngrënë dhe për të pirë. Mirë çmimet që i kanë ngritur por edhe bashkëshortit tim 64 vjeç i kanë hequr kempin. Po imagjino sa ka si puna ime. Ka vite që rrinë dosjet aty. Unë shkoj nëpër zyra dhe më nxjerrin përjashtë. Ne kërkojmë të drejtë jo lëmoshë. Ju them të mos rrisin çmimet se kanë shkuar shumë. Nuk kemi si i përballojmë. Unë tani kam ngelur me 80 mijë lekë. Ne kemi besim të plotë tek ju mediat, ngrijeni zërin për ne”– u shpreh protestuesja.

Zjarr Tv Ad