E enjte, Prill 23, 2026
Ballina LAJME “Mos mu drejto mua me atë ton”, plas SHERRI në mes të...

“Mos mu drejto mua me atë ton”, plas SHERRI në mes të studios! Doda-Godoles: Na tregon ti PD, unë jam futur një ditë me Berishën në seli…

0
781

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” është përplasur me deputeten Mesila Doda.

Teksa ishin duke diskutuar mbi situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Doda tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë.

Kjo deklaratë e deputetës nuk i pëlqeu aspak Godoles e cila tha se kjo gjë tregonte se ku kishte arritur shoqëria shqiptare, duke filluar më pas replikat me njëra-tjetrën.

Pjesë nga debati:

Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh

Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…

Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike

Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri

Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot

Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj

Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit

Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë

Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot

Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni mju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole

Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam future në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.

Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht

Mesila Doda: Jo e kishit personalisht

Jonila Godole: Po se ju folët e fundit

Zjarr Tv Ad