Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka takuar ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Ajo ka konfirmuar gjatë këtij takimi se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”, shkruan Xhaçka.




