Gazetari Mentor Kikia ka njoftuar në rrjetet sociale se do të kthehet në televizion me një program të tijin. “Nuk do të ketë sherr mes politikanësh dhe analistësh, as vajza me minifunde, por do të ketë trajtim të problemeve me të cilat ne përballemi çdo ditë. Vlerë dhe etikë!”, shkruan Kikia.
Postimi i Mentor Kikisë
Po rikthehem ne TV me një sfidë të re!
Jeni lodhur çdo natë nga programe politike në televizion?
Jeni lodhur nga programe që nuk prodhojnë asnjë vlerë, e madje ç’edukojnë rininë?
Të martën në orën 22.30, në MNC TV, ka një alternativë tjetër tani!
“PËRTEJ” – është një program me natyrë investigative, që ka në fokus problemet reale me të cilat përballet shoqëria. Do të trajtojmë korrupsionin, problemet në arsim, shëndetësi, rinia dhe edukimi, mjedisi dhe klima…
Pas një eksperience të hidhur me një televizion “Made in Albania”, edhe pse markë e huaj, dhe pas një pauze të shkurtër, po rikthehem me sfidën time.
Nuk do të ketë sherr mes politikanësh dhe analistësh, as vajza me minifunde, por do të ketë trajtim të problemeve me të cilat ne përballemi çdo ditë.
Vlerë dhe etikë!




