E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘Zhdukja’ e ‘Sheshit të Flamurit’/ Reagon Rama: Më thonë që qenkan revoltuar...

‘Zhdukja’ e ‘Sheshit të Flamurit’/ Reagon Rama: Më thonë që qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës, dashkan transparencë…

0
185
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me protestën që është paralajmëruar të mbahet nesër në Vlorë, kundër projektit të Rilindjes Urbane në sheshin e Flamurit.

Sipas Ramës, projekti nuk parashikon asnjë stacion autobusi që pretendohet nga qytetarët, ndërsa thotë se mezor pret përfundimin e kësaj vepre të Rilindjes Urbane.

Postimi i Ramës

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

Paralajmërimi i qytetarëve për protestën:

Të dielën ora 11:00 do të ketë një protestë në “ Sheshin e Flamurit në Vlorë” e cila do të kërkoi transparencë për projektin më të turpshëm të Vlorës. Projekt i cili nuk shemb pallatin 15 katësh dhe njëkohësisht ndërton një stacion autobusi në funksion të tij.

Zjarr Tv Ad