Zgjedhjet në Serbi, ja sa përqind të votave kanë marrë partitë shqiptare

0
74

Janë numëruar deri më tani 2/3 e votave të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

E teksa numërimi vazhdon deri më tani Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3% të votave, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1% të votave.

Në këto zgjedhje ka kryesuar partia e Aleksandër Vuçiç. Pritet që me votat e marra nga koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, pritet të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.

Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi. Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13.2 për qind.

Zjarr Tv Ad