Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se propozimi i Partisë Demokratike për presidentin e ardhshëm, do të merret nga Këshilli Kombëtar i kësaj force politike.
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Berisha tha se Partia Demokratike do të nisë negociatat për presidentin, vetëm nëse Rama vendos që presidentin e ri ta propozojë opozita.
“PD nëse do të propozojë do të merret vendimi nga Këshilli Kombëtar i PD, që do të zgjidhet në Kuvendin e 30 prillit. PD në parim nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse Edi Rama vendos që presidentin ta propozojë opozita, do të nisim konsultimin me forca të tjera politike dhe institucione të tjera.”, u shpreh Berisha.




