E hënë, Prill 27, 2026
Ballina Aktualitet Pas “spastrimit” të selisë blu, gjendet një makineri që numëron paratë “brenda...

Pas “spastrimit” të selisë blu, gjendet një makineri që numëron paratë “brenda zyrës së Bashës”

0
372

Një makineri që numëron paratë është gjetur në selinë e Partisë Demokratike, konkretisht thuhet në zyrën e ish kreut të PD, Lulzim Basha.

Media pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë publikuar sot këtë fotografi, ku shihet një makineritë që numëron paratë.

Siç raportojnë këto media numëruesi i parave është gjendur në zyrën e ish-kryetarit Basha dhe që sipas tyre përdorej për të dalluar paratë e sakta nga ato false.

“Ka të dhëna se në zyrën e Lulzim Bashës hynin shuma të mëdha parash, origjina e të cilave mbetet mister”, shkruan një prej portaleve pranë ish kryeministrit Berisha.

Duket se kjo makineri është gjetur pasi selia e PD u “pastrua” pak ditë më parë pasi Gjykata vendosi të njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke njohur kështu Sali Berishën me Komisionin e Rithemelimit.

Makineria e gjetur ne selinë blu.

Zjarr Tv Ad