Ministrja e Shtetit për Standardet, Milva Ekonomi ka folur në lidhje me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore që e konfirmoi sot kryeministri, Edi Rama.
Ekonomi tha se numri i kultivuesve dhe i tregtarëve do të jetë i kufizuar. Ndër të tjera ministrja tregoi edhe sesi legalizimi i kanabisit do të ndikojë në rritjen ekonomike.
“Ka rregullime në përdorim, tregtim, në trego. Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë, tregtojnë.
Si çdo sektor të ri në ekonomi do ketë një influencë sepse aktivizon burime që deri më tani s’kanë qenë të aktivizuara. Do aktivizojë sipërfaqe toke, fuqi punëtore, mekanikë. Kërkim shkencor, përpunim, tregtim. Do ketë zinxhir nënsektorësh. Duke dalë sektorë të rinj ato kërkojnë të punësojnë të tjerë. Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë”, tha Ekonomi.




