Anëtari i Komisionit të Rithemelimit ka reaguar pas bllokimit të komenteve nga deputeti Enkelejd Alibeaj në postimin e tij për platformën sulmuese ndaj shumicës së demokratëve.
‘Pas blindimit të godinës, tani blindimi i fjalës. Të dyja rastet kundra anëtarësisë’, shkruan Kraja në Facebook.
Sipas Krajës, ‘janë të shumtë deputetët e ish-anëtarët e Kryesisë së PD që nuk i lejojnë ndjekësit e tyre të komentojnë në postimet e tyre në rrjete sociale, por ky nuk është bashkim, ky nuk është përfaqësim, kjo nuk është demokratike’, thekson anëtari i Komisionit të Rithemelimit.
Postimi i Akil Krajës:
Pas blindimit të godinës, tani blindimi i fjalës. Të dyja rastet kundra anëtarësisë.
Ja shëmbulli më i fundit.
Janë të shumtë deputetët e ish-anëtarët e Kryesisë së PD që nuk i lejojnë ndjekësit e tyre të komentojnë në postimet e tyre në rrjete sociale.
Ky nuk është bashkim. Ky nuk është përfaqësim. Kjo nuk është demokratike.
Vetëm forca e fjalës së lirë, forca e votës së lirë, të çdo anëtari, të çdo niveli e të çdo kahu mund të sjellë bashkim.
Demokratët sot votojnë masivisht për përfaqësuesit e tyre të vërtetë.
Kush del kundra tyre, nuk mund të jetë përfaqësues i tyre.




