Demokratët e Vlorës dhe Kukësit votojnë për kryetarët e rinj të degëve

0
79

Demokratët e Vlorës do të zgjedhin sot kryetarin e ri të Partisë Demokratike në këtë degë. Më shumë se 1200 anëtarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në votime, në procesin që pritet të zgjasë deri në orën 18:00.

Në garë për kreun e ri të degës Vlorë janë Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.

Edhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës, ku garojnë dy kandidatë, Admir Sinamati dhe Irel Elezi.

Në këtë degë janë rreth 2500 anëtarë me të drejtë vote, teksa në mbrëmje pritet të shpallet edhe emri i fituesit.

Zjarr Tv Ad