Dash Shehi: Unë jetoj në pallat, në katin e 5-të. Kam 16 depo uji sipër

0
165

Deputeti Dashamir Shehi ka treguar në Kuvend se prej 25 vitesh jeton në një apartament në katin e 5-të të një pallati në Tiranë dhe depot e ujit në tarraca janë një problem që vazhdon. Këta deklaratë ai e bëri teksa në sallë diskutohet për ujësjellësat në gjithë vendin.

“Uji në vitin 2022 me orar. Do marri ca masa kjo qeveri, ndaj këtij sektori që është strategjik për vendin?! Këtë lluks që kemi për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. A ka një strategji për ujësjellësat, për deboratorët që t’i paraqiten këtij Parlamenti, ta dimë kur do t’i heqim depot nga pallatet.

Unë jetoj vetë në pallat, në katin e 5-të. Kam 16 depo sipër. Këtë punë e di kaq mirë se kam 25 vjet që e vuaj. Gjysmat e pallateve kanë pompa. Që do të thotë energji elektrike në këtë lloj situate. Pompë për ta ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërnda.

Sipas përllogaritjeve të teknikeve dhe të miat personale, Tirana ka 120 milionë euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sisteme lidhjesh. Ky është një investim që e kanë bërë qytetarët e Tiranës. S’ka asnjë plan nga Bashkia si do i përqëndrojmë këto depo, a do i zbresim poshtë që të kursejmë ujin?”, u shpreh Dash Shehi.

Zjarr Tv Ad