Deputeti i PD-së, Luan Baçi është shprehur se brenda grupit parlamentar të partisë së tij ka pasur debate, dhe sipas fajtor për këtë është Enkelejd Alibeajn, duke qenë se ai nuk di të drejtojë grupin.
Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se Alibeaj kërkon që të mbajë peng dhe të përçarë grupin parlamentar të PD-së.
Luan Baçi: Pati debate në mbledhjen e grupit parlamentar. Këto vijnë si rrjedhojë e drejtimit që i bën grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Që në fillim të mbledhjeve, provokon në mbledhje, me mënyrën se si e drejton mbledhjen dhe nuk i bindet mendimit të grupit parlamentar.
Ky zotëri ka detyrimin që t’I bëjë një shkresë parlamentit që grupi parlamentar i PD-së është ky grup që ka dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Askush nuk ka të drejtë që x deputet mos të jetë pjesë e grupit parlamentar, këtë ka bërë Basha me Alibeajn. Janë vendime që i kanë marrë një individ i vetëm, Lulzim Basha dhe Alibeaj, gjë që nuk e kanë në kompetencë. Që këtu duket se Alibeaj kërkon të mbajë peng grupin parlamentar, ta mbajë të përçarë. Kjo është edhe arsyeja që ka tone të larta dhe diskutime.
Ndër të tjera ai tha se në këtë kohë nuk mundet që ta shkarkojnë Alibeajn nga posti, por shton se ky problem do të marrë zgjidhje më 30 prilli, ku do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar.




