E BUJSHME/ Rikthimi në politikën aktive, Ilir Meta kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës?

0
187

Presidenti Ilir Meta e ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si kreu i shtetit, do të rikthehet në politikën aktive. Konventa Kombëtare e LSI-së në 25 Korrik ka lënë vend për dyshime se Meta mund të rikthehet në krye të kësaj partie, ndërkohë që në skenë ka dalë një tjetër hipotezë.

Sipas gazetës Koha Jonë, burime konfidenciale thonë Ilir Meta do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ai do të jetë i mbështetur nga opozita, të cilën po synon ta bashkojë Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Ilir Meta i ka provuar të gjitha detyrat, duke filluar nga deputet, zv/kryeministër, ministër, kryeministër, kryetar parlamenti, President Republike, ndaj detyra e kryebashkaikut është nga të vetme poste që i mungon në CV-në e tij. Nuk dihet nëse përballë tij do të jetë sërish Erion Veliaj apo ndonjë kandidat tjetër, por nëse kandidimi i Metës ndodh vërtet, atëherë “beteja” për kryeqytetin do të ishte shumë e luftuar.

Zjarr Tv Ad