E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kush do zgjidhet president në vend të Metës? Rudina Hajdari del me...

Kush do zgjidhet president në vend të Metës? Rudina Hajdari del me bindjen e plotë: Këtu do jemi dhe do e shihni që…

0
171
Zjarr Televizion Adccccc

Rudina Hajdari është shprehur e bindur se presidenti i ri është përcaktuar me kohë nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, ky emër i ri nuk do të jetë kurrsesi nga radhët e opozitës, por një njeri që do i ofrojë sipas saj komoditetin për ta marrë edhe këtë pushtet.

“Rama e ka në kokë emrin e presidentit, i ka numrat, Rama duke qenë se pati një president që e ka sulmuar disa herë për qëndrimet e tij,tashmë nuk do shkoj drejt asaj rruge, ku do të lë opozitën, përveç vetes së tij, këtu do të jemi dhe do të zgjidhet dikush që i ofron komoditetin e duhur që Rama të bëjë çfarë të dojë”, tha Hajdari.

Ajo ka krijuar edhe identitikin e presidentit të ri.

“Një figurë patriotike, që ka dedikuar kohë për progresin e Shqipërisë dhe që mbështete gjerësisë, prandaj do doja që presidenti të ishte nga populli, se sistemi zgjedhor e kushtëzon dhe votën e qytetarëve ku shumica e deputetëve janë të emëruar nga kryetarë”, theksoi ish-deputetja.

Hajdari tregon se do ishte dakord që në atë post të ulej një grua, por që e meriton, duke sjellë si shembull Kosovën dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Dakord që të jetë grua, por i ka përdorur ato që të bëjnë axhendën e tyre dhe të mos operojnë të pavarura, nuk duhet të jetë një post thjesht se do zgjidhim një presidente grua, kemi rastin në Kosovë që është një grua shumë e zgjuar, jo se është thjesht gra, Uroj që në të ardhmen të gjejmë të njëjtën mundësi, dhe të shkojë në atë postë se e duan shqiptarë”, përfundoi Hajdari.

Zjarr Tv Ad