E diel, Korrik 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shqiptari përleshet me adoleshentin në Greqi, përfundon në gjendje të rëndë në...

Shqiptari përleshet me adoleshentin në Greqi, përfundon në gjendje të rëndë në spital

0
8
Zjarr Televizion Adccccc

Një 31-vjeçar shqiptari, i cili mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë, po trajtohet në spital pas plagëve të marra.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pas mesnate të së martës, ku sipas Policisë, i mituri dhe 31-vjeçari për arsye të panjohura janë përleshur. 17-vjeçari dyshohet se ka shtyrë 31-vjeçarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka patur një dëmtim në kokë.

Menjëherë pas kësaj 31-vjeçari u transferua në spitalin e Pagnit ku dhe iu nënshtrua një operacioni ndërsa 17-vjeçari u arrestua.

Hetimet paraprake për rastin kryhen nga Drejtoria e Policisë Sitia

Zjarr Tv Ad