“Shqiptarët njerëz të punës të ndershme”, Lindita Nikolli mesazh për 1 Majin

0
78

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ditën e sotme ka ndarë një mesazh urimi me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Nikolla ka theksuar se përgjegjësia politike shumëfishohet, për të arritur kushte sa më të denja pune dhe paga të mira për punëtorët.

Sipas saj historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës, të cillët me modelin e tyre të të punuarit me nder i japin jetë vendin tonë.

“Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve.

Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës.

Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.

Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës.

Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre.

Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.

Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.

Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria.

Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.

Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet”, shkruan Nikolla.

Zjarr Tv Ad