E diel, Gusht 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kreu ndërhyrje delikate në zemër, qeveria Rama jep 10 milionë lekë për...

Kreu ndërhyrje delikate në zemër, qeveria Rama jep 10 milionë lekë për kurimin e Mark Markut

0
373
Zjarr Televizion Adccccc

Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh të vjetra për analistin Mark Marku.

Në vendimin e firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, thuhet se këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që thekson se fatura përballet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në kryeqytet.

Marku u zgjodh deputet në 25 Prill të vitit të kaluar në qarkun e Lezhës, por dha dorëheqjen pranë zhvillimeve të shumta në kampin opozitar.

Zjarr Tv Ad